50 Cent: Vallëzo me mua

50 Cent: Vallëzo me mua













Maria Menounos, e cila u  rradhit e katërta në spektaklin “Dancing With the Stars” më herët gjatë këtij viti, e njeh mjaft mirë vallëzimin.
Prandaj reperi 50 Cent vendosi të përfitojë nga shkathtësitë e saj, derisa ishin duke biseduar mbi tepihun e kuq para shfaqjes së filmit të ri “Freelancers”, ku pas pak minutash bisede, dyshja filloi vallëzimin.
Bukuroshja 34 vjeçare, që kishte veshur një fustan të verdhë të ngjitur pas trupit, dukej sikurse një adoleshente kur reperi i njohur i bëri ftesën.
50 Cent është në fazën e promovimit të rolit të tij të ri në filmin “Freelancers”, ku përkrah Robert De Niros, reperi luan rolin e djalit të një oficeri të NYPD, që më pas i bashkohet akademisë policore