LEDRI FILLON ME ZANATIN E RI

LEDRI FILLON ME ZANATIN E RI



















“Bëm babë tët ngjajë”, kjo është thënia që përafërsisht e përshkruan këtë foto të ish anëtarit të grupit Skills, Ledri Vulës, i cili tashmë është orientuar në një fushë tjetër të artit – atë të regjisë. Siç dihet, i ati i Ledrit, Agron Vula është regjisori kryesor në RTV21, si dhe një ndër montazherët e parë në Kosovë.  Kësaj radhe Ledri ka zgjedhur të jetë prapa atij objektivi që e bëri të famshëm si një ndër reperët më të suksesshëm shqiptar.  Kohë më parë reperi i shumëpërfolur për hite dhe flirte deklaroi se përfundimisht tërhiqet nga muzika, ndërsa më pas u përfol se arsyeja e këtij largimi ishin disa pabesi që prapa shpinës ia kishin bërë anëtarët e labelit Babastars, me në krye Getoarin.  Cila do që të jetë e vërteta, fakti i padiskutueshëm mbetet se ai tashmë ka nisur një karrierë të re, si regjisor, dhe nëse ia shtojmë edhe përvojën e përkrahjen që sigurisht do ta ketë nga babi i tij, atëherë suksesi do të jetë i pashmangshëm edhe në këtë lëmi të artit.