Njeriu me zërin më të ulët mund të dëgjohet nga elefantët

Njeriu me zërin më të ulët mund të dëgjohet nga elefantët













Njeriu që mban rekordin e zërit më të ulët në botë mund të shqiptojë fjalë që janë në gjendje të dëgjohen vetëm nga kafshët me veshët më të sofistikuar si elefantët. 
Këngëtari amerikan Tim Storm, arrin të këndojë me nota aq të ulta sa 0,2 decibel, një zhurmë tetë herë më pak e fuqishme sa nota më e dobët e një pianoje.
Në fakt, kur këndon ose flet me këtë zë, Storm nuk është në gjendje që të dëgjojë as vetveten. “Thjesht mund të ndiej atë që po flas, por nuk mund të dëgjoj”, u shpreh Storms në një dokumentar të transmetuar në “CNN”.
Vetë këngëtari, shpjegoi kështu aftësitë e tij: “Është provuar se koordat e mia vokale janë dy herë më të gjata se ato të një njeriu normal. Si rrjedhojë, muskujt në këtë zonë të trupit tim janë në gjendje të bëjnë tendosje që një njeri normal nuk mund të bëjë, duke prodhuar deri 12 tone zëri, përfshi atë që mund të dëgjohet vetëm prej kafshëve”.
Mbajtës i rekordit “Guinness” për zërin më të ulët në botë, Storms është i vendosur që të përmirësojë rekordin e tij duke regjistruar një zë edhe më të ulët se i mëparshmi.