Genta Ismajli iu vë “kushte” fansave për surprizën e radhës


Genta Ismajli iu vë “kushte” fansave për surprizën e radhës



Këngëtarja Genta Ismajli po lë pas vetes një verë me plot ngjarje e thashetheme. Ajo ka zhvilluar një turne koncertesh nëpër qytetet shqiptare, ka ndërprerë bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, ndërsa tani ka mbetur edhe pa menaxher në SHBA, pasi ai i deritanishmi është arrestuar atje.
Megjithatë, Genta është duke punuar dhe tashmë ka përfunduar një projekt të ri muzikor. Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ajo ka paralajmëruar publikimin e versioni të ri të këngës “Hajde ça po pret”. Por, për publikimin e saj, këngëtarja ka një kusht. Nga rreth 399 mijë fansa sa i ka në këtë faqe, ajo pret t’i shtohen edhe 1 mijë të tjerë, para se ta publikojë këngën, që do të jetë si ”dhuratë” për fansat e saj.