Planet e Getit kundër Noizy-t

Planet e Getit kundër Noizy-t












A do të marrë ndonjëherë fund saga e sherreve mes OTR dhe Baba Stars? Duket se po. Të paktën këtë gjë e konfirmojnë lajmet më të fundit mes dy palëve kundërshtare. Mesa duket menaxheri i labelit “Baba Stars” është afruar pranë Noizy-t për të bërë paqe.
Por në fakt, kjo paqe mesa duket është thjesht një plan i dështuar lufte nga ana e Baba Stars. Sepse sipas burimeve pranë djemve të grupit Baba Stars, mesa duket Getoari dështoi në planin e tij për të ardhur në Shqipëri me një ushtri prej 500 fansash për të sulmuar Noizy-n në shtëpinë e tij në Durrës. Meqenëse Getoari nuk arriti të mblidhte pas vetes ushtrinë e menduar, atëherë zgjidhja më e mirë u konsiderua paqja. Ka shumë thashetheme brenda dy grupeve rivale sipas të cilave, kjo është edhe arsyeja përse menaxheri i Baba Stars u afrua me Noizy-n për të vendosur paqen