Forbes, ja cifti VIP me i pasur per vitin 2011 – 2012
Revista Forbes ka vendosur ne krye te listes se çifteve me te pasura ne bote Beyoncè Knowels e Jay Z. Çifti i kengetareve ka fituar rreth 78 milione dollare nga maji i vitit 2011 deri ne maj te vitit 2012.
Ndonese ne janar lindi vajzen (Blue Ivy), dhe Beyoncè morri disa kohe pushime nga impenjimet profesionale per t’ju perkushtuar memesise, ka arritur te fitoje rreth 40 milione dollare nga shitja e albumeve te saj, ofertat e sponsoreve, perqindjet nga aktiviteti i saj dhe linja e veshjes, House of Derèon. Ndersa bashkeshorti i saj, 42-vjeçari Jay Z, ka fituar rreth 38 milione dollare fal albumit “Watch The Throne” dhe turit boteror qe realizoi me te dashurin e Kim Kardashian, rreperin Kanye West.
Nderkohe ne vendin e dyte qendron çifti Gisele e Tom Brady. Ndonese shtatzene me femijen e dyte, Gisele mbetet modelja me e paguar ne bote, duke fituar 45 milione dollare.
Ne vendin e trete renditen David e Victoria Beckham, te cilet kane fituar 54 milione dollare. Ne vendin e katert renditet çifti me i bukur i Hollywood, Angelina Jolie e Brad Pitt me 45 milione dollare, ndersa ne te pestin renditet Will Smith e Jada Pinkett Smith, me 40 milione dollar.