Dafina Dhe Ledri E Vazhdojnë Dashurinë

Dafina Dhe Ledri E Vazhdojnë Dashurinë











Çifti i njohur i skenës shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula, vazhdojnë lidhjen e tyre të dashurisë. Në fakt ata nuk ishin ndarë asnjëherë, vetëm se kishin pasur disa krisje dhe zënka gjatë lidhjes së tyre.
Lajmi për ndarjen e çiftit erdhi si një bombë për fansat e këngëtarëve të dashur, por ky lajm u përhap vetëm një ditë pas festimit të ditëlindjes së Ledrit në një pub të Prishtinës ku këndonte edhe Dafina, e cila ndryshoi tekstin e këngës ‘’Ti po m’pëlqen’’ duke kënduar ‘’E di që Ledri ju pëlqen, se është frajeri jem’’, fjalë këto të cilat tregonin arsye se mes tyre nuk ka krizë, edhe pse më herët ishte lajmëruar një ndarje e tyre.
Por e vërteta është që lidhja mes tyre vazhdon. Këngetari Klajdi Haruni thotë se ata të dy janë parë bashkë në Ulqin në një mbrëmje humanitare, më pas kanë udhëtuar bashkë drejt Shqipërisë.
“Nëse do më jepej mundësia të këndoja një tregojnë se pas konfliktit me Krenarin, ku Ledri ishte rrahur keq nga ish-i dashuri i Dafinës (njëherazi edhe shok i dikurshëm i tij), e ëma e Ledrit gjithmonë kishte pasur frikë për djalin e vetëm që ka se mos i ndodh diçka. Ajo përmes miqve të saj gazetarë ka filluar të përhapë thashethemet se Ledri dhe Dafina nuk janë më bashkë dhe se janë ndarë.
Askujt nuk i dukej e vërtetë, pasi vetëm një ditë më parë kishin parë videon e performancës së Dafinës. E gjitha dukej e vërtetë pasi po të njëjtat thashetheme që u përhapën, thoshin se Ledri është larguar nga muzika dhe do t’u përkushtohet studimeve, ndërsa është Dafina shumë e angazhuar me koncerte, pra nuk do t’u dalë koha të takohen. Ata të dy janë parë bashkë në Ulqin në një mbrëmje humanitare, më pas kanë udhëtuar bashkë drejt Shqipërisë për pushime dhe për disa punë. Ndërsa Prishtina është aq e vogël, saqë nuk mund të bëhet jetë private larg syve të publikut, kështu që gjatë javës së kaluar dy këngëtarët e njohur janë parë bashkë rrugëve të Prishtinës dorë për dore.
Ndërsa kur kanë vënë re disa gazetarë, ata janë larguar nga rruga nga po kalonin. Kjo do të thotë se nuk ishin ndarë asnjëherë, por se fjalët për ndarjen e tyre kanë qenë vetëm thashetheme për të larguar vëmendjen e ish-të dashurit të këngëtares që të mos bëjë ndonjë incident” ka pranuar Haruni në një intervistë