E Tradhton tybe .....

Tradhton nusen ditën e martesës, e gjen vjehrri me kamerieren















Nëse nuk e besoni që martesa të hap oreksin, atëherë po ju servirim si shembull një dhëndër nga Feldkrich i Gjermanisë. Pasi u martua, të njëjtën ditë familjet kishin përgatitur banketin, siç ndodh në çdo dasmë. Por dhëndrit nuk po i durohej sa të mbaronin të gjitha dhe të shijonte me nusen e tij, natën e parë të martesës…
Në sallën ku po zhvillohej banketi, ai filloi të flirtonte me një kameriere, pikërisht ditën që po martohej!
Ishte vjehrri i tij austriak që i gjeti duke kryer marrëdhënie seksuale. I nxehur tej mase, ai ndaloi muzikën dhe i kërkoi të ftuarve të largoheshin nga banketi, pa u shpjeguar shkakun e veprimeve të tij.
Të njëjtën ditë, nusja e dëshpëruar kërkoi divorc, por sipas ligjit austriak, duhet të qëndrojë e martuar 6 muaj, para se të dorëzojë kërkesën për zgjidhje martese.
Kështu, sipas faqes Vorarlberg Online, dhëndri është i detyruar të paguajë shpenzimet e saj mujore deri ditën e divorcit.
Nga e gjithë kjo histori, e fituar doli vetëm kamerierja.