Kardashian flet hapur për lidhjen me West

Kardashian flet hapur për lidhjen me West


















Ka qenë e martuar dy herë dhe në të dyja rastet për shumë pak kohë, por Kim Kardashian beson ende tek dashuria, madje ka theksuar se e ka gjetur atë sërish me këngëtarin Kanye West.

Kim deklaron se çelësi i marrëdhënies së shkëlqyer që ka me reperin është miqësia e madhe që kanë pasur.

Në një intervistë për revistën ‘InStyle’, Kardashian tha: “Kemi qenë miq prej shumë vitesh dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Ky është hapi i parë për një marrëdhënie të shëndetshme.”Kim u martua me basketbollistin Kris Humphries në gusht dhe u divorcua pas 72 ditësh martesë. Në lidhje me këtë, ajo u shpreh: “Gjithmonë kam qenë tipi që dashurohesha shumë shpejt, me këdo. Gjithmonë në mendjen time planifikoja martesën. Gjithmonë kam besuar tek dashuria dhe vazhdoj të besoj.